Pas videos së shpërndarë nga ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka ardhur reagimi i anëtarit të KQZ-së, Bledar Skënderi.

Gjatë mbledhjes së sotme në KQZ, Skënderi ka thënë se do të padisë për shpifje dhe mashtrim në lidhje me ato që ka deklaruar dhe videon e publikuar.

“Ligji parashikon, në nenin 106 pika 4 thuhet: ‘ Anëtarët dhe sekretari i KQV-së votojnë pasi kanë votuar të gjithë zgjedhësit e pranishëm në qendrën e votimit brenda orarit të mbylljes së votimit. Rregullat e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për votimin e anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së.’ Andaj nëse nuk ka një provë tjetër që ky komisioner voton dy ose disa herë, do të padis Bylykbashin për shpifje dhe mashtrim”, ka thënë ndër të tjera, Bledar Skënderi.

Më herët, Bylykbashi ka shpërndarë një video dhe deklaronte se komisionerët kanë mbushur kutitë e zgjedhjeve të 30 qershorit.