Kryeministri Edi Rama duke sulmuar LSI-në nga Asambleja e PS-së tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë gjetur edhe këngëtar të punësuar.

Se kush ishte ky kënëgtar nuk u specifikua. Madje as nga kryetarja e LSI-së e cila iu përgjigj menjëherë ‘dhëmb për dhëmb’ Ramës duke i kujtuar se ‘më mirë të kesh afër këngëtar se sa vrasës’.

Por vetë personi në fjalë e ka zbuluar me anë të një reagimi në rrjetet sociale se për kë bëhej fjalë. Është Klajdi Musabelliu, djalin që rrëmbeu zemrat e shumë të rinjve në programin “Ethet e së premtes mbrëma” me zërin e tij karakteristik.

Ai shkruan se “ më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpijë menderet në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon Rama”.