Pak orë pas publikimit të këngës së Shakirës, e cila u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, Clara Chia Marti ndau në llogaritë e saj “emoji” e një buzëqeshjeje.
Vajza e re, me shumë mundësi e sigurt për dashurinë që Pique ndjen ndaj saj, thjesht la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakiras dhe asgjë më shumë.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo më pas zgjodhi ta hiqte këtë mesazh. Ndërkohë, kënga mori vlerësimin e shumë personazheve, që e kanë rishpërndarë në rrjete sociale.





