Një grup talebanësh që u filmuan duke u argëtuar në një park lojërash pasi morën kontrollin e Afganistanit, këtë qendër tashmë e kanë shndërruar në hi.
Sipas disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, duket se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave.
Arsyeja e djegies besohet të kenë qenë disa statuja brenda këtij parku që ishin fyese ndaj Islamit.







