Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.

Avokati i ish presidentit, Kujtim Cakrani është paraqitur sot në gjykatë pasi u dhunua disa ditë më parë nga dy persona në Vlorë dhe përfundoi në spital.

Në një komunikim të shkurtër me gazetarët, ai theksoi se nuk i ka ndodhur asnjë gjë dhe se është si një bej, si një hekur që përthyhet por nuk thyhet.

“Nuk i ka ndodhur asgjë avokatit, avokati është bej. Belerët janë si hekuri që përthyhet por nuk thyhet. Beteja vazhdon.” , u shpreh avokati i Metës.

Kujtojmë që seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së tij. Mbrojtësi ligjor i Metës u dhunua më 8 shkurt nga dy persona në një pikë karburanti në Vlorë dhe përfundoi në spitali rajonal me dëmtime në kokë.