“Hajde ke djali, me pamje nga mali… hahaha, super tekst me pikëpamje të lartë shoqërore”, ishin fjalët e komopozitorit Bahiti, të cilat i hapën rrugë thashethemeve dhe aludimeve në rrjetet sociale.

Fjalët janë pjesë nga kënga ‘Ajo’ e reperëve të ‘Babastars’. Duke qenë se shtëpitë diskografike janë rivale me njëra-tjetrën, e gjitha kjo u duk si ofendim nga ana e Kledit për Getin.

Mirëpo sot, anëtari i studios “Three Dots” duket i penduar për humorin që bëri pak ditë më parë. Krahas ndjesës që i kërkon Getoarit, Kledi Bahiti akuzon dhe mediat të cilat sipas tij, e keqpërdorën ironinë me këngën e Majk dhe Getit.