Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme 23 shkurt me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë.
Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Kryeministri i vendit sapo ka mbërritur në Vlorë.
Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë.
Mësohet se do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me disa investitorë.





