Siguria në plazhe do të jetë një sfidë e vështirë edhe këtë verë përgjatë bregdetit të Durrësit.

Ndërsa të hënën u regjistrua viktima e parë, që humbi jetën në det, ata që janë një ndihmë e madhe, për të shpëtuar dikë nga mbytja, nuk duken gjëkundi.

Nga Ura e Dajlanit tek Përroi i Agait, gjen kudo kulla vrojtimi, por në to mungojnë vrojtuesit.

Fenomeni i ri është zëvendësimi i kullave me shezlongje në breg të detit, të cilat qëndrojnë po ashtu bosh.

Kjo i ka detyruar pushuesit që të ruajnë veten, e sidomos fëmijët.

Ndoshta edhe kanë qenë rojet e detit, por nuk i kemi vënë re ndonjëherë“, thotë një pushues.

I shoqërojmë fëmijët, i ruajmë kur hyjnë në det“, thotë një tjetër.

I mbyturi të mbyt thonë, por për pushuesit në Durrës kjo nuk vlen, kur vjen puna për të ndihmuar dikë në rrezik.

Ku kam siguri e shpëtoj, normale“, pohon një i moshuar.

Që prej vitit 2016-të, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, të gjitha subjektet private që operojnë buzë detit, kanë detyrimin të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi.

Pavarësisht kontrolleve të herë pas hershme, dukshëm ky vendim nga viti në vit nuk ka gjetur zbatim.

K.Gj.