Postimet e balerinës së njohur Klaudia Pepa krijojnë gjithmonë polemika në rrjetet sociale.
Së fundmi Klaudia ka publikuar një foto teksa është duke drekuar në një restorant, e veshur me një fustan të ngushtë, të bardhë që i tregon linjat seksi.
Por fansat kanë aluduar se balerina ka drekuar me një mashkull.
“Paske dalë me një mashkull sepse nuk shoh çantë femre”, i shkruan një fans.
“Jo, isha me motrën, festuam 20-vjetorin e saj bashkë. Çanta e saj është poshtë tavoline nëse arrin ta shohësh”, i është përgjigjur Klaudia, duke u detyruar të tregojë të vërtetën.





