Dhuna e ushtruar nga pronarja e kopështit ndaj 3-vjeçarit, ka rënduar gjendjen psikologjike të vogëlushit. Në emisionin “Stop” u transmetua këtë mbrëmje një tjetër video, që pasqyron pasojat e rrahjes barbare të tij nga Anjeza Shabani.

Pamjet e dhunës në kopësht janë filmuar më 14 qershor nga emisioni “Stop”, ndërsa videoja e transmetuar sot, është regjistruar një ditë më pas, pra me 15 qershor, ka bërë të ditur moderatori i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra.

Me datë 15 qershor në orën 03:00 pas mesnate fëmija është ngritur duke goditur kokën me grushte. Pamjet e rënda në shtëpi janë filmuar me celular nga babai i fëmijës, i cili denoncoi gjithë këtë skandal. Vogëlushi sot ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe kërkon trajtim.