Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhimin e situates pas termetit tragjik me 51 viktima. 

Ministri Çuçi ka deklaruar se janë strehuar përkohësisht 13.294 qytetarë të prekur nga tërmeti, nga këta, 4149 në hotele, 7383 në çadra, 395 në qendra sociale dhe 254 të tjerë në palestra. Sipas tij, më shumë se 1000 persona të tjerë kanë gjetur strehim në qytete të vendit dhe në Kosovë.

Ministri Çuçi tha se janë inspektuar 14 069 objekte nga ku:

  • 261 pallate dëmtuar rëndë të shpallur të pabanueshme
  • 2237 banesa të pabanueshme
  • 851 pallate me dëme të mesme e të lehtë
  • 4618 banesa me dëmtime të mesme e lehta

“Gjatë ktyre dy javëve u dhuruan nga qeveria 42 apartamente për banorët që i janë dëmtuar banesat. Deri tani 930 pacient janë trajtuar në spital dhe të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmë. Ju kemi kushtuar edhe vazhdojmë ti kushtojmë një emergjencë të përshtatshme edhe fëmijëve, 40 prej të cilëve marrin ndihmë nga ekspertët. Përsa i përket inerteve, do të depozitohen në Porto Romano në fazën e parë. Banesat e rrezikshme janë të përfshira  në fazë ku prekin banorët. Në përbërje të këtyre grupe kemi inspektuar 500 inxhinierë vendas për të parë banesat e dëmtuara. 805 pallate dëmtime të lehtë 4500 banesa dëmtime të lehta”, tha Çuçi.

Ministri Çuçi ka bërë me dije se “qeveria do t’u ofrojë bonusin e qirasë për të pastrehët deri në maj të vitit 2021”.