Tërmeti i cili tronditi sot Durrësin, Tiranën, por edhe disa qytete të tjera të vendit, ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Në zonën e Mirditës janë dëmtuar disa banesa të vjetra dhe të pabanuara, ndërsa ka pasur edhe plasaritje të mureve të banesave, njëra prej të cilave është shembur, raporton “Ora News”.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë sot rreth orës 15:53 dhe epiqendra ishte 55 kilometra larg nga Tirana dhe 14 km nga Rrësheni.