DURRËS, 18 shkurt 2015 – Shtypi i ditës
Gazeta "Sot" ka titull kryesor:
"Përmbyset administrata, Bushati, Tahiri, Gjermeni dhe Nikolla paraqesin strukturën e re, ja institucionet dhe drejtoritë që do riorganizohen".
Tituj të tjerë janë:
"Ish diplomatët kundër ligjit të ri për shërbimin e jashtëm, Çollaku, Bushati dhe Gjuraj: Drafti hap ambasadat për familjet e politikanëve".
"Meta kritika stafit të emergjencave në Fier: Nëse nuk ndihmoni banorët do t'ua çoj vetë dyshekët, nuk zgjidhen hallet me kollare".
Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor,
“Për energjinë, formulari, pensionistët që humbin kompensimin”.
Tituj të tjerë janë;
“Maskat grabisin me armë biznesin në autostradë. Tiranë, sulmohet kompania “Neranxi”.
“Majko: Qeveria bën shumë reklamë”.
“Ministri Tahiri i ftuar nga Obama në shtëpinë e bardhë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor,
“Droga 45 milionë euro, 3 tonë mall, pranga 9 shqiptarëve. Droga vinte nga Amerika Latine përmes Shqipërisë”.
Tituj të tjerë janë;
“Pranga vrasësit me pagesë, dyshimet, ekzekutoi Leonard Muratin në Durrës”.
“Beqaj, urdhri: Infermierët që përjashtohen nga testimi”.
“Afrofe, emrat, kujt i falen në Shkodër dhe Lezhë”.
“Majko: Qeveria po bën shumë reklamë, nuk di të shpjegojë veten”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor,
“Vendimi, kthehet trajtimi për ushtarakët. Drafti i miratuar një javë më parë, përcaktohet mënyra e kompensimit”.
Tituj të tjerë janë;
“Maskat, terror dhe bastisje te “Neranxi”.
“Dyshimet, grabitja e bankës, kush e hapi derën për autorët”.
“Tepelenë, tritol shtëpisë së drejtorit të burgut të Bënçës”.
Gazeta “Mapo” vë në fokus kryesor,
“Darka e gabuar Rama- Blushi. Dështojnë negociatat për paqe mes Kryeministrit dhe deputetit më kritik brenda së majtës. Rama dhe Blushi ulen në Pezë për një darkë pajtimi, por thellojnë distancën”.
Tituj të tjerë janë;
“Berisha: Koncesionet e parkingjeve gabim, anulimi ishte shumë pozitiv”.
“Eksploziv makinës së drejtorit të Burgut të Bënçës”.
“Grabitet kompania private, terror me armë ndaj personelit”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor,
“Kuvendi rrëzon ligjin për ambasadorët”.
Tituj të tjerë janë;
“Marrëveshja për pensionet, përfitojnë 35 mijë emigrantë”.
“BE dhe bosët e naftës në Tiranë për gazifikimin”.





