DURRËS, 17 janar 2015 –  Shtypi i ditës

Gazeta "Sot" ka titull kryesor:

Guro Zeneli: Nexhmija i kërkoi llogari Ramizit pse nuk u vranë njerëz kur ra busti, Saliu dhe Mehmet Elezi ishin kundër pluralizmit në mbledhjen me intelektualët 

Tituj të tjerë janë:

Urdhri i Haritos, shkarkim të gjithë të emëruarve pa konkurs në administratë pas 23 Qershorit.

Lulzim Basha kandidon 12 gra për bashkitë kryesore në 21 Qershor, Grida Duma dhe zonjat e bashkisë në krye të betejës për zgjedhjet lokale.

Kokaina e Elbasanit, nga Turqia në Shqipëri e mpiksur në rroba fëmijësh, transporti në Itali nga porti i Durrësit me kamionë të mineraleve.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor,

“Akuzat zyrtarë; Përgjimet, nipi i Enver Hoxhës shoqëronte kolumbianët”.

Tituj të tjerë janë;

“Lidhja me laboratorin e drogës, PD akuzon zv/ministrin”.

“Urdhri i Naços, testimi i punonjësve të burgjeve në muajin mars”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor;

“Kokaina; Zbulohen provat që inkriminojnë Ermal Hoxhën”.

Tituj të tjerë janë;

“Korrupsioni, hetim doganierëve të një mijë doganierëve”.

“Kësti i katër për ish të dënuarit, lista e përfituesve”.

“Artan Lame: Rrënjët antike të ndërtimeve pa leje”.

“Vlorë, dy të arrestuar me arsenal armësh, dyshohen se do të kryenin atentat”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor,

“Dosja e kokainës; Ermal Hoxha rrezikon 15 vjet burg”.

Tituj të tjerë janë;

“Pensionet; rritet masa e sigurimeve për zyrtarët e shtetit”.

“Çuçi: I kemi gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

“Gjykata e Lartë, Nishani dekreton dy kandidaturat”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor,

“Peshku i madh” i kokainës shqiptare”

Tituj të tjerë janë;

“Marrëveshja, kontroll pasurive të doganierëve që nga viti 2003”

“Përgjimet e krerëve të trafikut të drogës u bënë në Gjermani”.

“Artan Didi: Do të ketë arrestime të tjera për kokainën”.

“29-vjeçari: E doja, prandaj e vrava të dashurën"

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor,

“Rrëfimi nga Xibraka; Trafikantët në dhomën ngjitur”

Tituj të tjerë janë;

“Çfarë i bën xhihadistët të shpërthejnë”.

“PD në Zgjedhje? Halimi: Do ndjekim çdo hap ligjor, në fund do të flasë sovrani”.

“Shkrimtarët e rinj; Era e re e letërsisë shqiptare?”.