Durrës, 17 shtator 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 17  shtator 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Lista zyrtare/ Universitetet, fituesit e rinj për çdo degë”.

Tituj të tjerë janë: “Gjoba me foto intime ndaj biznesmenëve, arrestohet ish gardisti dhe e dashura e tij”.

“Berisha: Arrestimi i Fullanit me urdhër të Ramës, Llalla nuk ishte”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor: “Rrezikohen 14 mijë ndërtime. Bllokohet përkohësisht procesi i legalizimit për Kamëz, Tiranë e Paskuqan”.

“Studentët e rinj, shpallen fituesit e fazës së parë”.

“Gardiania e burgut të Vaqarit shantazh me video seksi biznesmenëve”.

“Ekipi Tirana drejt privatizimit, Bashkia jep 66% të aksioneve”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Mbyllet kontrolli në SHISH. Zbulohet raporti i Kuvendit për Visho Ajazin”.

Tituj të tjerë janë; “Berisha: Nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet, Izet Haxhia është vrasës”.

“Ja 14 mijë objektet që nuk do të legalizohen në Tiranë”.

“Kurthi i gardianes seksi; biznesmenë e zyrtarë nën shantazh për mijëra euro”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor: “Vrasja e Azemit, Berisha: Dyshoj te Gjinushi e Klosi”.

Tituj të tjerë janë; “Bernd Fischer: Fullani përgjegjës, duhet të ballafaqohet me pasojat”.

“Lista me 19 mijë fituesit në Universitete, 6 ditë afat për regjistrimin”.

“Gardiania dhe ish-gardisti, si i zhvasnin biznesmenët”.

Gazeta “Sot” hapet me titullin: Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë kthimin e Fullanit në qeli, frikë nga arratisja, ruhet me agjentë sekretë

Tituj të tjerë janë: “400 zyrtarë të lartë dhe deputetë nën hetim, ngrihet njësi speciale për goditjen e krimit ekonomik”

“Tension në Pezë, komunistët shkojnë pa u ftuar në ceremoninë e të majtëve, miting me fotot e Enver Hoxhës në duar”

“Agjenturat e huaja skenar kundër Shqipërisë, mediat ruse: ISIS plan për të vrarë Papën në Shqipëri”

“Sali Berisha: Njeriu që urdhëroi arrestimin e Fullanit është i rrezikshëm, Llalla t'i kërkojë llogari Ramadan Trocit, ja kush e nxori në pritë Azem Hajdarin”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “ Tani, arrestime të politikanëve!”.

Tituj të tjerë janë; “14 mijë ndërtime pa leje nuk do të legalizohen, zonat që penalizohen”.

“Çështja “Fullani”, Rama: Nuk jam as gjykatës dhe as prokuror”.

“Universitetet, lista e fituesve të fazës së parë”

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/