Durrës, 18 shtator 2014– Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 18 shtator 2014.

 Gazeta “Sot” ka si titull kryesor: “Fatos Klosi: Berisha është një plak i keq, ka kontribuuar për vrasjen e Azemit, unë dhe Gjinushi s'kemi lidhje”

Tituj të tjerë: “Komisioni i Sigurisë i kërkon Ramës shkarkimin e Visho Likës, i çojnë raportin në tavolinë, ja dy strategjitë për shkrirjen e kupolës së SHISH”

“Ja si e mashtroi Ardian Fullani prokurorinë me inventarizimin e parave, numëruesit ia mbathën nga frika, nuk dihen përmasat e grabitjes në tre sektorë”

“At Nikolla Marku: Vrasja e Papës nga ISIS, alarm i rremë nga qarqet antishqiptare. Idajet Beqiri: Është skenar i Berishës”

 Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Raporti sekret, SHISH ka përgjuar persona me imunitet”.

Tituj të tjerë janë; “Shefi i sigurisë së Thesarit i shpëton hetimit, është babai i drejtoreshës së Tatimeve”.

“Ditët e fundit të Enverit, si e fshehu Nexhmia vdekjen”.

“Buxheti i ri, para për rrugët, shëndetësinë dhe policinë”.

“Dëshmia, takimet intime me gardianen: Më kanosën me armë në kokë”.

 Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Hetimi, SHISH përgjoi politikanët”.

Tituj të tjerë janë; “Zbulohen tekstet skandaloze për nxënësit”.

“Udhëzimi, nga 2 tetori taksë 10 euro për çdo biletë avioni të blerë”.

“Rama: Rishikojmë buxhetin, ja projektet që do të financojë qeveria”.

 Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Thellohet hetimi, tri dosje të reja për Bankën e Shqipërisë”.

Tituj të tjerë janë; “Kërkesa e deputetëve, përgjimet e SHISH, në dorë të Ramës”.

“Kushtetuesja pezullon qeverinë: Jo përgjimeve!”.

“Biznesmenët: Gardianët më zhvatën me shantazh erotik, dy shtëpi dhe 60 mijë euro”.

 “Gazeta Shqiptare”çelet me shkrimin kryesor, “I ati i Brisida Shehaj: Jam ushtar i vogël i mbretërisë”.

Tituj të tjerë janë; “Universitetet, MAS: Shans tjetër për 4500 maturantë që nuk kanë fituar”. “Fatos Klosi: E vërteta e vrasjeve të Tropojës”.

 “Çmimi i energjisë, Gjiknuri: Do të ketë surpriza”.

 “Shqiptarja.com”trajton si argument kryesor atë të strehimit, duke u ndalur te kreditë për banesat, skemat dhe interesat. Tituj të tjerë janë: “Ja gafat qesharake në librat shkollorë”

“Vizita e Papa Françeskut, altari 24 orë nën mbikëqyrje”

 Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor,“ Grusht kushtetues kundër Edi Ramës”

Tituj të tjerë janë; “Prokuroria heton dhe shitjen e Hotel "Dajti" dhe qeratë e BSH-së”. “Ndërtimet, nis përplasja Basha-Tahiri, pesë padi në një ditë”.

“Dom Gjergj Meta: Vizita e Papës kthen vëmendjen e Europës mbi Shqipërinë”