Durrës, 19 shtator 2014– Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 19 shtator 2014.

Gazeta “Sot” ka si titull kryesor: “Edi Rama: Tahirimë lajmëroi para arrestimit të Fullanit, Llalla më tha se hetimet do shkojnë lart, peshqit e mëdhenj të politikës prova e radhës për drejtësinë”

Tituj të tjerë: “Visho Lika drejt prokurorisë, Rama urdhër deputetëve: Asnjë koment në media”

“Prokuroria: Ja e vërteta e arrestimit të Ardian Fullanit, përbën rrezik për provat dhe hetimet, lejoi qëllimisht Bitrajn të vidhte paratë”

“Basha kërkon dorëheqjen e Topallit dhe 7 sekretarëve të PD, urdhër deputetëve të qëndrojnë larg zgjedhjeve”

“Elivar Golemi "tradhëton" Fullanin dhe Këshillin Mbikqyrës në prokurori: U raportova shkeljet, nuk morën masa”

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Për maturantët, universitetet, afatet për regjistrimin e fituesve”.

Tituj të tjerë janë; “Rama acarohet me Bushatin në Kuvend, Abazi përplaset me Canin: Hap telefonin”.

“Kryeministri: Kryeprokurori më informoi se hetimet në bankë po shkonin lart”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Mësuesit, kush mbetet në punë. Ministria e Arsimit harton rregulla të reja punësimi në arsimin parauniversitar”.

Tituj të tjerë janë; “Maturat shtetërore/ Universitetet, skualifikohet kush nuk regjistrohet online”. “Gjykata e Apelit: Pse e liruam Fullanin”.

“Edi Rama: Nuk kërkova arrestimin e Fullanit”.

 “Siguria, vizita e Papës në Tiranë, Policia: Çdo gjë është nën kontroll”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Shkarkimi i Fullanit, rrudhet mazhoranca, 6 deputetë votojnë kundër”.

Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: A do të ketë peshq të tjerë të mëdhenj pas Fullanit”.

“Parakalim me portretin e Enverit para ministrave në Gjirokastër”.

“Ndryshimet në buxhet, teprica 32 milionë dollarë shkon për uljen e deficitit”

“Gazeta Shqiptare”çelet me shkrimin kryesor, “Rama: Jam katolik, më ka pagëzuar gjyshja në 1964”.

Tituj të tjerë janë; “Kuvendi shkarkon Guvernatorin, 5 deputetë të mazhornacës votojnë kundër”. “Ish- të përndjekurit, ja si ndryshon procedura për dëmshpërblimin”.

 “Shqiptarja.com”trajton si argument kryesor: “Ja si i zgjidhte SHISH personat qe përgjonte”

“Zbardhet vendimi, pse u lirua Fullani dhe jo Elivar Golemi”

Ndërsa një koment nga Fatos Çoçoli vjen me titullin “Pse Papa zgjodhi Shqipërinë?”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor,“ Reformo Drejtësinë, zoti Kryeministër! Dokumenti i OSBE-së për një vit qeverisje të koalicionit të majtë. Qëndrimi për reformat, vrasjen e Artan Santos, arrestimin e Fullanit dhe "recetat" për qeverisjen”.

Tituj të tjerë janë; “Maturantët, si të vazhdojnë procedurat e konkurrimit pa humbur degën fituese”.