Durrës, 23 shtator 2014 – Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 23 shtator 2014.
-
Gazeta “Sot” hapet me titullin kryesor; Pse prokuroria fshehu 10 muaj raportin për Olldashin, shmangia e pamjeve filmike, personit të dytë dhe portofolit? ; SHISH jashtë loje për vizitën e Papës, forcat e sigurisë kthyen mbrapsht eskortën e Visho Likës, tentoi të thyente rrethin policorAnët e padukshme të vizitës së Papës, Topi ulet në vend të Bashës, Berisha në rresht të tretë, Nishani mban Llallën.
-
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor;“Vendimi i ALUIZNI, legalizimet, formulari për truallin deri 500 m2”.Tituj të tjerë janë; “Mbyllet dosja për vdekjen e Olldashit, Prokuroria:Tri shkaqet e aksidentit”. “Djali i mësueses me armë në shkollë, plumb në kokë 17 vjeçares”.
-
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ekspertët: Ja si vdiq Olldashi. Pushohen hetimet për fundin tragjik të ish-deputetit të PD në Kërrabë”. Tituj të tjerë janë; “Legalizimi, 898 emrat që do të tërheqin tapitë”. “Pogradec, shembnin katin e tretë të hotelit, një i vdekur dhe dy të plagosur”. “Papa Françesku: Shqipëria nuk është një vend mysliman, por europian”.
-
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Nxehet konflikti Qeveri- Presidencë. Skenarët e mazhorancës për shkarkimet në KLD”. Tituj të tjerë janë; “Prokuroria mbyll hetimet për Olldashin: Vdiq nga aksidenti”. “Papa: Shqipëria nuk është vend mysliman, por europian”. “Merren 86 milionë euro kredi për aksionet e CEZ, qeveria garant”.
-
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Buxheti i qeverisë, ikin 400 punonjës. Ulet numri i nëpunësve të administratës publike”. Tituj të tjerë janë; “Legalizohen pallatet e “Arabit”, 900 përfituesit në Selitë dhe te “Don Bosko”. “Vlorë, plumb kokës adoleshentes në gjimnaz, pranga të riut”. “Naço: Ligji për KLD lufton konfliktin e interesave”.
-
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor,“ “Olldashi” mbyllet, dyshimet mbeten”. Tituj të tjerë janë; “Fotografia që po bën xhiron e botës. Kreu Mysliman Shqiptar i dhuroi Papa Françeskut një pikturë, ku janë një xhami dhe një kishë të lidhura me flamuj kombëtarë”. “Presidenti çon në Kushtetuese ligjin për KLD-në”. “Artan Fuga: Rishikim i historisë, jo nga komisione administrative”





