Tiranë, 25 shtator 2014– Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 25 shtator 2014.
1. Gazeta “SOT”ka si titull kryesor;
· Sabit Brokaj: Raporti i Prokurorisë për Sokol Olldashin është i pabesueshëm dhe i errët, janë fshehur të dhënat e vrasjes
Tituj të tjerë janë;
· Edi Rama: Llalla harroi vrasjen e 21 Janarit dhe korrupsionin e Berishës, merret me "skuqjen" e Strazimirit
· Rustem Peçi: Dokumente të reja nga anglezët dëshmojnë bashkëpunimin e ballistëve
dhe legalistëve me fashizmin, ja pse nuk ka asnjë këngë për tradhtarët
2. Gazeta “Panorama”ka si titull kryesor;
· “Vjedhja e Thesarit, Banka e pranon: Ka dalë dosja e sekreteve”.
Tituj të tjerë janë;
· “Zgjerohet këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD, Selami: I hapur për poste drejtuese”.
· “Vrasja e Dritan Lamaj, zhduket sërish dëshmitari i Prokurorisë”.
3. Gazeta “Shekulli”hapet me shkrimin kryesor;
· “Legalizimet, jepen 1094 tapi. Rama shpërndan certifikatat e pronësisë në Durrës”.
Tituj të tjerë janë;
· “Prokuroria: Elvis Cefa nën akuzë për 2000 hektarë tokë”.
· “Ju rrëfej intrigat e Bashës dhe vjedhjen e votave në PD”.
· “Berat, arrestohet polici, ngacmoi në banesën e saj fqinjen”.
4. Gazeta “Mapo”ka si argument kryesor,
· “Pas energjisë, FMN: Qeveria të mbledhë më shumë taksa, ose ti rrisë më 2015”.
Tituj të tjerë janë;
· “Rama “thumbon” Prokurorinë, PD: Të hetohet edhe Kryeministri!”.
· “Një tjetër polic në ngacmim seksual, arrestohet nga SHKB”.
· “Legalizimet, emrat e 1400 vetëve që marrin tapitë në Durrës”.
5. “Gazeta Shqiptare”çelet me shkrimin kryesor, “
· E njoh dëshmitarin. Arben Frroku: Më ka lekë borxh”.
Tituj të tjerë janë;
· “Kryeministri ndan tapitë, përfiton edhe kryetari i bashkisë në Durrës”.
· “Reagimet pas grushteve në Kuvend, ironia e Ramës: Prokuroria e paparë”.
· “Vizita e Papës, zbardhet sms-ja falenderuese e Saimir Tahirit”.
6. Gazeta “Koha Jonë”ka si argument kryesor,
· “Rama nuk rrëzohet vetëm me Facebook”.
Tituj të tjerë janë;
· “Lotaria e re Amerikane 2016, si mund të aplikoni”.
· “Papa në Vatikan: Në Shqipëri takova një popull që nuk u përkul para dhimbjes”.
· “Legalizimet, lista e 1049 personave që marrin tapitë
/Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





