DURRËS, 10 tetor 2014 – Shtypi i ditës
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor;
· “Raporti sekret, dosja e SHISH, emrat e deputetëve që u përgjuan”.
Tituj të tjerë janë;
· “Sondazhi i PS për Bashkinë e Tiranës, batutat e Kodhelit dhe Majkos në Parlament”.
· “Meta: Jam më shumë se mirë me shëndet, gjyshi im jetoi 110 vjet”.
· “Llalla e shkarkon, Hajdari kërkon mbrojtje”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor;
· “Emrat, ja kë përgjoi Berisha. SHISH regjistroi bisedat e kërkuara nga ish-Kryeministri, Llalla i miratoi”.
Tituj të tjerë janë;
· “Ilir Meta: Doktori është i apasionuar pas përgjimeve”.
· “Këshilli kombëtar u manipulua, Mziu: Votova 4 herë”.
· “Prokurori, shkarkohet Shkëlqim Hajdari, çon raport sekret te Nishani dhe Rama”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor:
· “Zbulohet raporti sekret i SHISH. Rama, Meta, Basha dhe 28 deputetë nën përgjim”.
Tituj të tjerë janë;
· “71 votat PS+PDIU, Meta: Me apo pa Spartak Brahon?”.
· “Vjedhja e Bankës ndahet në 3 dosje, Fullani dhe Golemi do të hetohen veç”.
· “Shkarkohet Shkëlqim Hajdari: Llalla u përfshi direkt në incidentin tim”.
· “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Lista, bisedat e politikanëve zbardhen nga Shërbimi Informativ. Meta: U përgjova? Kënaqësi për mua”.
Tituj të tjerë janë;
· “Shkarkohet kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari: Llalla më goditi”.
· “Këshilli i Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi: Të huaj? Si këshilltarë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor:
· “Myslimanë e të krishterë tek themelet e Xhamisë. Edi Rama: Në nëntor të gjithë krerët e komuniteteve fetare, të jemi bashkë për të vendosur gurin e themelit në Xhaminë e Re në Tiranë”.
Tituj të tjerë janë;
· “Ja emrat e vërtetë të përgjuar pa vendim gjykate nga SHISH”.
· “Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e “bombave” dje në Durrës”.
· “Ilir Meta: I ngjaj gjyshit, do jetoj 110 vjet” .





