E shtunë, 12 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pas grushtave, incidenti në Parlament, dënohen tre deputetët”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Letra e Xhon Kerrit: SHBA pa ambasador edhe në Shqipëri

–   Mungon Naço në KLD, dështon procedimi i tre gjyqtarëve

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Nishani përdhos shqiponjën, deformon simbolet”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Pronat, sistem dixhital për të eleminuar mbivendosjet

–   Zbulohet skenari i PD, për bojkot të zgjedhjeve

–   Përndiqte të martuarën, 18 vjet më të re se veten

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Këshilltari i Ramës: Gruevski të nxjerrë provat”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Eltar  Deda: 5 mijë lekë gjobë kush pi duhan në lokal

–   Sherri në Kuvend, Ndoka i PS përjashtohet një javë, Pjerin Ndreu tre ditë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Zbardhen deklaratat. Deputetet, nga më të pasurat tek “borxhlijet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Stema e kreut të shetit e njëjtë me atë të Berishës në 2008

–   Ramiz Alia: Analiza, buka në Fushë Krujë 10% është baltë

–   Dëmi ekonomik 55 milion, pezullohet dekani i mjekësisë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “PD kërcënon me grusht shteti sin ë 14 shtator, Paloka bën paralelizëm me vrasjen e Azem Hajdarit, paralajmëron konflikte të rrezikshme”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Spartak Braho: Elvis Çefa vodhi 10 milion m2 tokë në Durrës, anëtarët e KLD të japing urgjentisht dorëheqjen

–   Nishani – Çefa bëjnë kërdinë në KLD, zhdukin procesverbalet dhe dosjet e mbledhjeve, emërojnë gjyqtarë në fshehtësi

–   Deputetët e PS kërkojnë mbledhjen e Asamblesë, 2 ministra kandidatë për kryetarë bashkish

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “300 ditët e Ilir Metës. Rreziqet dhe pikat e forta të mazhorancës PS- LSI”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Skepticizmi dhe radikalizmi për reformën në drejtësi. Flasin Braho, Ngjela e Hazizaj

–   Rudolf Marku: Komunistët e djeshëm janë islamikët e sotëm

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ministri Naço ikën, apo KLD shkrihet?! Akuzat dhe kundërakuzat e egra, fyese dhe jashtë etikës në kupolën e Drejtësisë shqiptare kanë shokuar opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Tirana dhe Prishtina i kërkojnë Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

–   Karburantet, ndëshkohen 8 kompani të reja për abuzime gjatë tregtimit

–   Arben Ndoka: Kur punoja me PD isha i shkëlqyer, tani që jam me PS quhem "kriminel”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/