DURRËS, 12 janar 2015 – Shtypi i ditës
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor,
“Ligji i sigurimeve; Pensionet, rritet pagesa për 70% të punësuar”.
Tituj të tjerë janë;
“Parisi nuk ka frikë, Shqipëria marshon me katër krerët e komuniteteve fetare ”.
“Atentati, miku i Shullazit u ndoq një muaj nga porositësi”.
“Prokuroria: Si u vodhën 1.2 milionë në Thesar”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor;
“Katër këste për ish pronarët”.
Tituj të tjerë janë;
“Si do të hiqen nga regjistri bizneset e falimentuara”.
“Toleranca fetare, Shqipëria duartrokitet në Paris”.
“Vlorë, përfituan truall me dokumente false, 7 vjet burg për dy vëllezërit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor,
“Skema e pensioneve, rritje e përvitshme nga inflacioni”.
Tituj të tjerë janë;
“Pamjet e vrasjes tek Rruga e Kavajës, Aurel Hoxhallari çoi vrasësin tek Seriani”.
“Pronarët, lista e pestë e Tiranës”.
“Gjykata, nga 7 vjet burg për vëllezërit vlonjat”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor,
“Blushi: Nuk joshem me një post në qeverinë Rama”.
Tituj të tjerë janë;
“Mbi 3 milionë kundër terrorit, harmonia fetare shqiptare duartrokitet në Paris”
“Mbyllen hetimet, Bitraj vodhi 1.2 miliard lekë për dy muaj”.
“Konflikti me mazhorancën, Nishani gjashtë ligje pezull”.





