Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë faktin se shëndeti oral ka ndikim në shëndetin tuaj të plotë. Higjiena dentare ka një rëndësi të madhe pasi një gojë e shëndetshme parandalon futjen e infeksioneve në trupin tuaj.
Studimet e fundit kanë treguar se problemet me pllakat e dhëmbëve kanë më shumë mundësi për të shkaktuar sëmundje kardiovaskulare.
Gjithsesi, pastat e supermarketeve nuk janë zgjidhja më e mirë për të mbajtur një higjienë orale përsa kohë që ato kanë në brendësi të tyre plastikë dhe elementë të rrezikshëm kimikë si triklosan, sodium sulfati, fluor, propilen glikol, dietanolamine dhe ëmbëlsues artificial. Nga ana tjetër ne ju sugjerojmë një pastë të përgatitur nga ju me dhuratat që natyra na ka ofruar.
Pasta përgatitet me vaj kokosi, mente dhe tumerikë. Vaji i kokosit ka fuqi antibakteriale, lufton inflamacionin dhe bakteret. Tumeriku është i pasur në antioksidantë dhe ka veti anti-mikrobike. Vaji i kokosit dhe tumeriku do të ndihmojnë që ju të zbardhni dhëmbët dhe të keni një shkëlqim natyral. Ndiqni hapat si më poshtë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj kokosi
1-2 pika vaj esencial menteje
1 lugë çaji tumerik pluhur
Përgatitja:
Përzieni përbërësit me një lugë në një tas derisa të krijohet një masë homogjene. Masën futeni në një kavanoz të vogël qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Përdoreni çdo ditë në vend të pastës që keni përdorur dhe shihni rezultatet që pas ditës së parë./Shije