Dje në emisionin Opinion u trajtuartema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve ishte edhe Enes Reka, i cili ka një ndër pastiçeritë e famshme në kryeqytet.
Pastiçeri “Reka” është rikthyer pas shumë kohësh për të vazhduar traditën shekullore të ëmbëlsirave. “Pastiçeria është themeluar në vitin 1924, nga Mustafa Reka”,- është shprehur Enesi. Ky biznes është rikthyer vitin e kaluar nga dy stërnipërit e tij, Enes dhe Siditi dhe bën 93 vite në treg. Madje i ka mbijetuar edhe kohës së komunizmit:“Me qindra familije tiranase janë martuar dhe fejuar me llokumin tonë.”
Mjetet e pastiçerise Reka ne kohen e komunizmit
Në emisionin Opinon janë rishfaqur po ashtu edhe foto nga torta që ka përgatiur ‘Pastiçeri Reka’ për dasmën e Mbretit Zog në vitin 1938. /opinion.al/