Në emisionin e sotëm “Shqipëria Live”, u diskutua për rastet më flagrante të shit-blerjes së votës në vend, nga thesi i miellit e deri tek paratë cash.
“Ka jo pak vajza që vijnë nga familje të varfra dhe ruajnë dinjitetin e tyre, ashtu sikurse ka plot djem që e trajtojnë votën në këtë mënyrë, e shesin kaq lirë, sepse kështu trajtojmë dhe veten tonë.
Sa më i varfër të jetë një vend, një komunitet, aq më lehtësisht e manipulueshme është. E keni idenë çfarë dëmi të paimagjinueshëm shkaktojmë.
Problemi është ky, po diskutojmë për dinjitetin njerëzor. Për aq kohë sa vendi vijon të jetë i varfër jo vetëm ekonomikisht, por edhe shpirtërisht, me blerjen e votës kërkojnë t’ju blejnë lirinë.
Atëherë le të justifikojmë prostitucionin si rrjedhojë e varfërisë. Varfëria s’duhet ta justifikojë shit-blerjen e votës. Atëherë le të themi edhe çunat që punojnë në Londër, apo Spanjë e Francë, mirë bëjnë që merren me drogë, dhe vajzat që prostituojnë mirë bëjnë se kanë në kufirin e skajshëm të varfërisë dhe kështu shesin trupin. Absolutisht jo. Kjo është komplet e gabuar,” tha pastori Akil Pano.