12 maj 2015 – Emri i Kastriot Ismailajt është i njohur prej disa vitesh, pas shkrimeve të mediave zvicerane se ai pastronte paratë nëpërmjet firmave fantazmë. Sot, policia e Tiranës arrestoi 52-vjeçarin, e akuzuar për “mashtrim në shuma të mëdha” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”. Ai akuzohet se, nëpërmjet mashtrimit financiar, krijimit të shoqërive fiktive dhe offshore në Shqipëri dhe në vende me paradise bankare e fiskale si, Gjibraltar, Ishujt British Virgin, Zvicër, Kongo, Litejnshtejn, Luksemburg etj, ka pastruar më se 10 milionë dollarë. “Nga hetimet proaktive të mëparshme është bërë sekuestrimi i afro 4 milionë dollarë në llogaritë e tij bankare , si dhe tre automjete veturë”, bëri të ditur policia e shtetit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”