DURRËS, 20 nëntor 2014 – Të premten në Durrës do të zhvillohet aktiviteti masiv “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” duke filluar nga ora 09:00 dhe duke vijuar përgjatë ditës. Të gjitha institucionet publike, por edhe shumë shoqata, si edhe shkolla jo publike i janë bashkuar kësaj nisme.
Ndërmarrjet e shërbimeve komunale të Bashkisë së Durrësit, përveç pastrimit gjatë ditës do të bëjnë edhe evadimin e mbeturinave të grumbulluara në të gjithë qytetin. E gjithë administrata e Bashkisë me ndërmarrjet në varësi do të pastrojnë zona të ndryshme të qytetit, ku nën logon “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” dhe nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë është hartuar edhe një plan i hollësishëm veprimi. Ndërsa zonat, ku do të ndërhyhet nga shoqata, shkolla dhe institucione të ndryshme janë si më poshtë:
CSDC – zona e plazhit/ Ura e Dajlanit – Rrota Kuqe
SHGPS – Zona e Porto Romanos dhe Spitallës
NDGSH – Zona e plazhit pergjate shinave të trenit/ Stacioni Hekurudha – Ura e Dajlant
Art dhe Bamirësi – Stacioni i Trenit – Ura e Dajlanit
QZHK – Zona e Kënetës pranë Galaktikut – Rruga e Unazës.
Kryqi i Kuq Dega Durrës – Lagja 18 Rruga: Kriataq Sota
Kisha Ortodokse ShënVlash – Zona e ShenVlashit
FRESH Durrës – Zona e kënetës Skolina pranë Galaktikut
Teleperformancë – Zona prapa Blu Starit dhe Flagshipit
Shkollat publike do ta zhvillojnë pastrimin, në ambjentet pranë shkollave të tyre.
Shkollat jo publike
Rilindja – Zona e Plazhit/ Rrota e Kuqe – Iliria
Medreseja – Zona përreth amfiteartit, Ambulanca Qendrore
Migjeni – Sheshi Pranvera deri tek Stacioni i trenit.
Konica – Zona përreth shkollës
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





