TIRANE, 4 maj 2013– Zëvendës Ministri i Brendshem, Ferdinand Poni deklaroi se ekstrakti i Listës së Zgjedhjeve, po pastrohet nga dublimet e dyshuara.

Sipas tij, pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile i kanë ne proces verifikimi.

Ekstrakti i listës përmban 3.279.289 zgjedhës. Vetëm 5 qendra votimi në të gjithë vendin, nuk kanë zbatuar ligjin për numrin e zgjdhësve, 2 prej të cilave janë në Tiranë.

Ndërsa numri i 100 vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 mars.