Tiranë, 14 maj 2014 – Në një shkrim të saj, gazeta “Sot” thotë se pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare të familjes Berisha po kalojnë në sitën e ligjit. Sipas burimeve të kësaj gazete, inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë zbarkuar tek vila e Argita dhe Shkëlzen Berishës në Gjirin e Lalzit dhe në Farkë.
Pas një verifikimi në regjistrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ILDKP dhe Pastrimi i Parave kanë kaluar në një fazë të dytë, në atë të verifikimi në terren të pasurive të paluajtshme. Sipas burimeve, vilat, apartamentet dhe zyrat e fëmijëve të Sali Berishës në terren, nuk përputhen me pasuritë e paluajtshme të deklaruara në deklaratat e pasurisë, çka përbën vepër penale.
Vajza e kryeministri të Sali Berishës, Argita Berisha, në deklarata e pasurisë, ka deklaruar një gjysmë vile në Gjirin e Lalzit me vlerë 56 mijë. Por si qëndron e vërteta? E kujt është gjysma tjetër e vilës? Cili shqiptar e beson se Argita ka një gjysmë vile, ndërsa gjysma tjetër, i përket dikujt tjetër?
Pastrimi i Parave dhe ILDKP, sipas burimeve, ka konstatuar një realitet tjetër. Vila e Argitës është e plotë dhe kap një vlerë afro 1 milionë euro.
Apartamentet e Argitës
Vajza e kryeministrit Berisha zotëron gjashtë apartamente me sipërfaqe të mëdha nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan. Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188m2 dhe një 141m2. Ndërkohë ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i cili është në ndërtim e sipër me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, ajo zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Po ashtu, Argita ka deklaruar edhe një apartament tek ETC si dhe një shtesë pallati. Por, kjo është vetëm pjesa e deklaruar.
Zyrat e Berishës
Pas përmbysjes nga pushteti dhe dorëheqjes formale si kryetar i PD, Sali Berisha hapi disa zyra të Tiranës, në katin e 14 të pallatit më të lartë në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohiti”, përkatësisht pallatit të klientit kryesor të familjes. Në zyrat e tij raporton çdo natë Lulzim Basha, ndërsa aty zhvillon takime me ambasadorë, sekserë, spiunë, bashkëpunëtorë etj. Por, zhvendosja e Berishës në kullën më të shtrenjtë të Tiranës është pasuar me shumë dyshime. Nuk dihet nëse Berisha i ka blerë zyrat, i ka marrë me qera apo ia kanë bërë dhuratë. Një gjë është e sigurt, që paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake. Disa ditë më parë, deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar sqarime ish-kryeministrin për çështjen e zyrave. “Para se të them çfarë mendoj për gjithë “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës? Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmën tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, ka pohuar ai.
Pasuria e deklaruar e fëmijëve të Berishës
Pasuria e Argitës për 2011
– Llogari rrjedhëse në Emporiki Bank + 44 USD, + 4813 euro
– Llogari në Chavy Chase /Kapital One Bank 347 USD
– Llogari rrjedhëse dhe llogari kursimi në UNFCU, 0 lekë.
– Raiffeisen + 20 008 euro, + 1 221 471 lekë
– Banka Credins + 12 115 euro
– Intesa San Paolo Bank 13 254 euro, – – 35 USD
– BKT + 634 633 euro
– Procredit Bank + 7 392 544 lekë
– Rroga te Fakultetit i Drejtësisë 1.066.498 lekë dhe 35 015 euro.
– Pagesa nga ekspertiza dhe mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 47 520 lekë
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, godia ETC 900 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. M. Matohiti 1450 euro në muaj
– Pagesa të prapambetura gjatë ushtrimit të një aktiviteti tregtar 8 000 euro.
Pasuria e Argitës për 2010
– Llogari rrjedhëse në Emporiki Bank + 20 USD, + 10 222 euro
– Llogari në Chavy Chase /Kapital One Bank 6 199 USD
– Raiffeisen Bank 108 688 lekë
– Banka Credins + 10 521 euro
– Intesa San Paolo Bank – 70 036 euro, – 35 USD
– BKT + 634 073 euro
– Procredit Bank + 7 193 138 lekë
– Apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti 200 000 mijë euro
– Rroga te Fakultetit i Drejtësisë 1.137.294 lekë
– Mësimdhënie në fakultete private, 6 635 600 lekë
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, godia ETC 900 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj
Pasuria fillestare e Argita Malltezit
– Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
– Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
– Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
– Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
– Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
– Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro
– Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
– Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
– Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
– Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
– Makina Mitsubishi 8500 dollarë
– Makinë Benz klas A, 5 mijë euro
Pasuria e Shkëlzenit për 2011
– Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro
– Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK
– Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë
– Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
Pasuria e Shkëlzenit për 2010
– Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë
– Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK
– Llogari në Bankën Credins 462 371
– Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





