Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish SPAK-un dhe kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.
Gjatë një konference për mediat, Meta tha se SPAK nën drejtimin e Dumanit, është një parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
SPAK, struktura më perfekte për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.