Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar në Facebook një video ku shfaqen zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të cilët bëjnë pazare me persona të arrestuar për trafik droge në këmbim të votës.

Fillimisht në video shfaqet një nga komunikimet e Habiljave me njëri-tjetrin, të cilët flasin se sa para i duhen Saimir Tahirit, atë kohë ministër i Brendshëm, për të blerë vota. Më pas komunikimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me të fortët e Shijakut dhe Gjevi Ndoka që i jep para zgjedhësve në Lezhë për të votuar Partinë Socialiste.

Krahas videos Basha shkruan se "pastrimi i politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë jetike për demokracinë dhe stabilitetin e vendit."