Vija bregdetare e Durrësit është “e mbuluar” nga papastërtitë, që deti ka nxjerrë në breg, por edhe nga mbetjet që vetë qytetarët i hedhin teksa shijojnë shëtitjet e tyre.
Ndërsa prej kohësh kryebashkiakja Sako ndan me ndjekësit foto nga aksioni për pastrimin e qytetit, duket se rradhën tanimë e ka pikërisht zona bregdetare.
“Kemi nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri turistik. Po pastrojmë të gjithë zonën bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku“, shkruan ndër të tjera Sako në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Krahas punës sonë të përditshme për pastrimin e qytetit ![]()
kemi nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Po pastrojmë të gjithë zonën bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku. Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë e pastër përpara fillimit të sezonit.
Pastrimi është detyra jonë e përditshme por ruajtja e mjedisit është një kontribut i të gjithëve.
I bëj thirrje bizneseve por edhe qytetarëve që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të mbajtur sa më pastër mjedisin dhe ta mbrojmë atë. Durrësi i pastër është prioriteti ynë.





