Reshjet e dendura te borës në pjesën verilindore të vendit kanë zbardhur tapetin me bar artificiar të “Zeqir Ymerit”, ku këtë të shtunë është programuar sfida e javës së 21-të të kategorisë superiore Kukësi – Teuta.
Trashësia e borës nuk është mëshumë se 5 centimetra, megjithatë është pengesë për zhvillimin e stërvitjes së nënkampionëve të Shqipërisë dhe aq më tepër të ndeshjes me durrsakët. Drejtuesit e Kukësit janë angazhuar makzimalisht që borëpastrueset ta bëjnë terrenin të praktikueshëm dhe gjithcka të shkojë sipas programit.
Reshjet e dëborës që kishin mbuluar fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri” vunë në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjes me Teutën e cila luhet nesër ora 13:00. Megjithatë, drejtuesit kuksianë kanë marrë masat menjëherë duke e pastruar fushën nga dëbora. Borëpastrueset kanë larguar gjithë dëborën, e fusha është gati për ndeshje. Madje në foto dallohet edhe ekipi i Kukësit që po zhvillon seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me durrsakët.