Kanë nisur hetimet për ish-shefen e kabinetit në Kryeministri Alda Klosi, në banesën e së cilës pastruesja dhe djali i saj grabitën një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri floriri.

Rozeta dhe Havier Dobi më datë 15 dhjetor kanë grabitur nga banesa e Klosit, 120 mijë euro dhe bizhuteri.

Mësohet se në momentin kur ka ndodhur grabitja, klosi ndodhej në SHBA.

Ndërkaq në kontrollin e banesës së nënë e bir, policia ka gjeture mbi 400 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit