Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, me shumë mundësi do të vendoset këtë javë. Pas largimit të italianit Xhani De Biazi, shumë emra u lakuan, por tashmë lista është reduktuar në 3 kandidatura.

Në garë për stolin e Kombëtares janë 3 emra, Kristian Panuçi, Luixhi De Kanio dhe Valter Zenga. Presidenti i FSHF, Armand Duka, brenda pak ditëve do të marrë vendimin dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet më pas.

Gjithsesi, kushdo që të vijë, do e ndjekë hija e trajnerit De Biazi, pasi me Shqipërinë ai arriti rezultate historike në Europian dhe në FSHF duan ta kthejnë në një standard.