16 qershor 2015 – Tre pallate dhe një hotel 5-katësh në Shëngjin, me vlerë 10 milionë euro, iu bllokuan sot një të arrestuari për trafik droge në Itali. Ndërtesat në zonën bregdetare, në pronësi të Astrit Nimanit, u bllokuan sot, pasi dyshohet se e gjithë pasuria është vendosur me të ardhurat nga trafiku i lëndëve narkotike. Nimani u arrestua në Serbi dy vite më parë për t’u ekstraduar në Itali. Gjykata e Milanos e dënoi me 7 vjet burg.
Ja pronat e bllokuara:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2 e ndodhur në qytetin e Shëngjinit
2-Një godinë 13-katëshe, ndodhur në qytetin-e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi
3-Një godinë 13-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi
4-Një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngiinit me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”