Martesa e Justin dhe Hailey Bieber duket se po kalon një periudhë jo të lehtë. Burime të ndryshme po spekulojnë mbi një krizë të mundshme mes çiftit, që vjen si rezultat i problemeve financiare, shqetësimeve për shëndetin mendor të Justin-it dhe presionit që ka ndikuar edhe në mirëqenien e Hailey-t.
Justin përballet me borxhe milionëshe
Një ndër arsyet kryesore që flitet për tension në martesë lidhet me përfshirjen e Justin-it në një mosmarrëveshje financiare me ish-menaxherin e tij, Scooter Braun.
Pas anulimit të turneut të tij të vitit 2022, Bieber kishte përfituar 40 milionë dollarë si parapagim, por nuk i përmbushi angazhimet, gjë që solli penalitete.
Sipas mediave amerikane, kompania e Braun ndihmoi me pagesën e 26 milionë dollarëve, por Justin mbetet ende debitor me mbi 30 milionë dollarë që duhet t’i kthejë.
Për këtë arsye, thuhet se ai po mbështetet te shitja për 1 miliard dollarë e markës “Rhode”, në pronësi të bashkëshortes së tij, Hailey.
Megjithatë, përfaqësues të saj mohuan se kjo shumë po përdoret për të mbuluar borxhet e Justin-it, duke e cilësuar shitjen si “një sukses personal dhe tërësisht i ndarë nga bizneset e bashkëshortit të saj”.
Hailey përballë stresit dhe problemeve me lëkurën
Së fundmi, Hailey është shfaqur në rrjetet sociale duke folur hapur për përkeqësimin e dermatitit perioral, një gjendje e lëkurës që përkeqësohet nga stresi, mungesa e gjumit, udhëtimet dhe produktet kozmetike të gabuara.
Ajo publikoi një selfie në InstaStory, ku shpjegoi se shpërthimi në lëkurë ndodhi “për shkak të lodhjes, udhëtimeve të shumta, hormoneve dhe SPF-së së papërshtatshme”.
Gjithashtu, ajo ndau me ndjekësit rutinën e saj të kujdesit për lëkurën, duke përfshirë produkte nga linja Rhode, çka duket si një përpjekje për t’i dhënë fund spekulimeve dhe për të riafirmuar rolin e saj si sipërmarrëse e suksesshme.
Justin dhe beteja e brendshme
Shtypi amerikan ka raportuar gjithashtu për një gjendje të paqëndrueshme emocionale të Justin Bieber. Në postime të fundit në rrjete sociale, artisti ka lënë të kuptohet se është ende në luftë me “demonët e brendshëm”, ndonëse ka pohuar se “ka rifituar swag-un e tij”. Miq të afërt të çiftit thonë se presioni i karrierës dhe menaxhimit të stresit po lë gjurmë në jetën e përditshme të tij dhe martesën.
Pushime në Itali, por në prapaskenë s’ka qetësi
Pak ditë më parë, çifti ndau foto të lumtura me familjen e tyre në Itali, përfshirë edhe djalin që besohet të jetë birësuar. Megjithatë, pavarësisht imazheve të qeshura dhe pushimeve luksoze, duket se në prapaskenë po zhvillohen ngjarje që mund të vendosin në sprovë edhe marrëdhënien e tyre.





