Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pasi ka dal nga mbledhja e qeverisë, është pyetur nga gazetarët nëse ka në vendin tonë asete të rusë që mbështesin pushtimin e Ukrainës.

Manja theksoi se janë në bashkëpunim me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do merren masa për të vendosur sanksionet.

“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë dënuar agresionin rus dhe bën pjesë në aleancën e shtesave q kanë vendosur sanksione. Është proces që po e udhëheq Ministria e Jashtme. Jemi në diskutime të ngushta me aleatët. Nëse do të kemi një listë të agresionit rus, patjetër që do të respektojmë angazhimet që kemi marrë përsipër”, tha ministri.