Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me ecuri pozitive, ku zhvillimi më i vrullshëm është regjistruar në fushën e pasurive të paluajtshme.
Ky aktivitet ka dominuar tregun duke shënuar rritje rekord me 36% të indeksit të shitjeve neto në volum, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo performancë e lartë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme është reflektuar gjithashtu në treguesit e tjerë, ku indeksi i pagave për këtë aktivitet është rritur me 30%, ndërsa numri i të punësuarve ka pësuar rritje 4,3%.
Ndërkohë që pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen, sektorë të tjerë si hotelet dhe baret e restorantet kanë vijuar trendin pozitiv, me rritje respektive prej 12% dhe 7% në volumin e shitjeve.
Edhe sektorët e tregtisë të lidhura me turizmin dhe ndërtimin kanë pësuar rritje më të moderuar
Në të kundërt, komunikimi shënoi ulje të lehtë 1,4% në volum, ndërsa situata më sfiduese eshte ndjerë në sektorin e administrimit të zyrave me rritje modeste në shitje.





