Bashkia Roskovec ka njoftuar se dy pjesëtarët e qendrës shëndetësore të qytetit që kishin pasur kontakt me një çift të infektuar me koronavirus, kanë rezultuar negativ pas analizës së kryer.

POSTIMI I PLOTË

Lajmi i mirë mbërriti

Të 2 (dy) pjestarët e stafit të Q.Sh Roskovec që kishin patur kontakt me çiftin nga Mbërsi, rezultuan negativ në testin për #Covid-19.

Masat mbrojtëse dhe higjena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati.

Nesër ata kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve dhe gjithë komunitetit

Të gjithë bashkë do ia dalim.

Dy banorë të fshatit Mbërs, burrë e grua janë infektuar me koronavirus, pasi kanë pasur një histori udhëtimi në Itali.

Pas këtij rasti, bashkia u bëri thirrje banorëve që të vetëizolohen, ndërsa për të monitoruar situatën janë vendosur në fshat dy postblloqe policie.