TIRANE, 15 maj 2013- “Asgje me shume nuk kerkojne qytetaret nga  administrata, shteti, qeveria, se sa qeverisje te mire dhe qeverisje  e mire do te thote sherbime te mira dhe moderne” u shpreh kryeministri Berisha sot, ne inaugurimin e sherbimit te dyte per qytetaret “e-Patenta” ne portalin unik qeveritar www.e-Albania.al, sherbim i ofruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Projekti i dixhitalizmit, per te cilin jane investuar 2,6 milion euro nga komuniteti evropian dhe qeveria shqiptare eshte realizuar ne zbatim te Urdherit te Kryeministrit ”Per ofrimit e sherbimeve elektronike bazuar ne portalin multifunksional e-albania.al” dhe eshte implementuar nga kompania shqiptare Advanced Business Solutions (ABS).

Per realizimin e tij eshte bere perpunimi i te dhenave te lejeve te drejtimit te arkivuara qe para viteve 1990 dhe deri ne diten e sotme. Gjithashtu jane perpunuar te gjithe Regjistrat te mbushura me dore  ekzistues te  viteve te shkuara dhe eshte bere dixhitalizimi i dosjeve, te afro 634 mije shtetasve te pajisur me leje drejtimi.

Sherbimi e-Patenta, si fillim eshte i disponueshem per zyren rajonale te Tiranes dhe brenda muajit Qershor ky sherbim do te perdoret nga qytetaret ne te gjithe Shqiperine. Gjithashtu, brenda 10 diteve, sherbimit per aplikim per patente te re, do t’i shtohen edhe tre sherbime te tjera per aplikim per rinovim leje drejtimi, aplikim per zevendesim leje drejtimi te demtuar dhe aplikim per zevendesim leje drejtimi te humbur.

Si rezultat i perfundimit te ketij Projekti, nga nje sherbim qe u ofrohej qytetareve me ane te regjistrave me dore kalohet ne nje sherbim 100% te dixhitalizuar. Per kryerjen e te gjithe  procesit te  regjistrimit per tu paisur  me leje drejtimi qytetaret dhe Autoshkollat, me pare duhej te humbnin 1 (nje) dite pune, ndersa tani ky proces behet nga zyra apo shtepia dhe vetem per 6  minuta.

Duke pergezuar te githa strukturat qe moren pjese ne realizimin  e Projektit dixhital, kryeministri Berisha u shpreh se “Ky eshte nje hap shume i madh perpara dhe hap ne drejtimin e duhur.”, i cili duhet te vije duke u thelluar edhe me tej.  

Kryeministri garantoi se ne 4 vitet qe vijne do te behen te gjitha perpjekjet dhe do te ndermerren te gjitha reformat qe administrata, te funksionoje teresisht dhe kryekeput me teknologji dixhitale.

“Ne i kemi te gjitha mundesite per te shnderruar Shqiperine ne 4 vitet qe vijne ne nje vend lider ne rajon dhe une i garantoj ata se qeveria do tu jape mbeshtetjen me te fuqishme ne realizimin e ketij projekti ambicioz.” tha kryeministri.