BRAZIL, 19 prill 2013 20 mijë euro në muaj për një vit e gjysëm. Kjo është shuma e dëmshpërblimit mujor dhe periudha gjatë së cilës duhet ta shlyejë atë, ish-futbollisti i Milanit, Alexandre Pato, i cili po përgatitet të “shkundë” xhepat për ish bashkëshorten e tij.

Megjithëse qëndruan vetëm 7 muaj të martuar, futbollisti i njohur duhet t’i paguajë modeles Stephanie Brito, ish bashkëshorte e tij, shumën prej 360 mijë euro.

Martesa mes dy të rinjve përfundoi vetëm pak kohë pas lidhjes së kurorës, pasi Pato u lidh me vajzën e pronarit të ekipit të Milanit, Barbara Berluskoni. 

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/