Ish-deputeti i djathtë Astrit Patozi është një ndër kritikët më të ashpër të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Por duket se marrëdhënia e krisur prej kohësh mes demokratëve, nuk i ka penguar këta të fundit të festojnë 27-vjetorin e Gazetës Rilindja Demokratike, e organizuar nga Basha.

Në këtë festë kanë marrë pjesë shumë figura të rëndësishme të Partisë Demokratike të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në gazetë.

Po ashtu në këtë festë ka rënë në sy dhe prezenca e Astrit Patozit, i cili mesa duket pa pranuar ftesën e Bashës për të qenë i pranishëm.

Kujtojmë që Patozi ka qenë dhe kryeredaktor në Gazetën Rilindja Demokratike. Po ashtu Patozi dhe Basha patën një takim duarsh me njëri tjetrin, i cili vjen pas shumë kohësh kontradikta.