Deputeti Lefter Koka nga radhët e LSI-së dhe Andi Përmeti nga PD, janë tashmë mbështetës të Bindjes Demokratike, drejtuar nga Astrit Patozi.
Përmes një statusi në rrjetin social, Patozi thotë se asgjë nuk e ndalon Bindjen Demokratike të garojë më 30 qershor dhe publikon dokumentin e firmosur nga deputeti Koka.
"Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.
Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar", shkruan Patozi.





