Ndryshe nga socialistët, partia Bindja Demokratike e nisi fushatën elektorale përmes një video-mesazhi ku kërkon mbështetje për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryetari Astrit Patozi thoshte në video se “nuk do t’i thërrasim kurrë qytetarët të mblidhen rreth nesh, por do të shkojmë ne tek ata për t’i dëgjuar.”
Nisur nga kjo, duket se sot Patozi ka udhëtuar drejt Durrësit për tu takuar me degën e partisë së tij në qytetin bregdetar. Në redaksinë e "DurrësLajm" kanë mbërritur foto të takimit të zhvilluar në një prej lokaleve të zonës turistike, Currila.
Patozi shoqërohet nga kandidatja e kësaj force politike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, ish-drejtori i Ujësjellësit në kohën e Partisë Demokratike, Doklead Ademi, një mbështetës i zjarrtë i PD-së dikur dhe ish-drejtori i vilave qeveritare.





