Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” në Abcnews.al.
Gjatë intervistës me Mustafa Nanon, Patozi tha me ironi se tre dinozaurët e politikës (Rama, Basha dhe Kryeamdhi) u gëzuan shumë për krijimin e SPAK-ut.
“Kjo është në një shoqëri që ka humbur ekuilibrin dhe ndaj kemi një politike që vegjeton sipër kënetës. Ditën që u ngrit SPAK-u u krijua ideja se ishte ditë e madhe dhe 3 dinozaurët e politikës nxituan të bënin falenderime. Një mik i imi më tha se më duken si delet kur takojnë për herë të parë ujkun. Ka një hipkrizi të madhe. Janë të njëjtët faktorë që kanë vonuar SPAK-un dhe tani gëzohen sikur SPAK-u do të hetojë viktimat e termetit dhe jo politikanët e lartë”, tha Patozi.
I pyetur nga Mustafa Nano nëse ka filluar të funksionojë reforma në drejtësi, pasi tashmë janë dënuar Tahiri dhe Salianji, Patozi u shpreh se këto janë disa sinjale, por që ai pret të ketë dënime ekzemplare dhe jo si ato të Nexhmije Hoxhës.





