29 nëntor 2013- Një 33 vjeçar shqiptar është dorëzuar në polici, pasi ka vrarë të dashurën greke në banesën e saj. Viktima Natalia Voutsina, 43-vjeçare ishte pronare e një bar-kafeje në këtë qytet dhe nënë e një vajze 10-vjeçare. Ajo ishte edhe bashkëshortja e një gazetari të njohur grek në qytetin e Patras.
Krimi ka ndodhur në banesën e grekes, mëngjesin e sotëm, ku shqiptari kishte më shumë se një vit e gjysmë që punonte për greken 43-vjeçare, ndërsa kishin krijuar edhe një lidhje bashkë.
43-vjeçarja greke, është qëlluar disa herë me thikë në shpinë ndërsa ka marrë plagë edhe në kraharor. Autori i krimit ka shkuar vetë në polici dhe në duar kishte gjak. Menjëherë policia ka rrethuar banesën e krimit, që ndodhej pranë stacionit të vjetër të trenit dhe ka nisur hetimet.





