Lidhja e tyre nisi befasishëm dhe u konsolidua shpejt.

Në pak muaj si çifti më i ri i showbizit shqiptar, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u bënë edhe prindër, me ardhjen në jetë të Tian.

E duket se po aq shpejt, tek çifti ka zhvillime të reja që kanë shqetësuar fansat. Kohë pas kohe mediat kanë “vluar”, duke shkruar se ata janë rrugës drejt ndarjes, pasi, sipas tyre, ata as nuk e ndiqnin më njëri-tjetrit " në rrjetin social “Instagram”.

Patris Berishën i pyetur se si është marrëdhënia e tyre në çift, është shprehur.

“Unë e dua gruan time, ne jemi si asnjëherë më mirë. Nuk dua të deklarohem ekskluzivisht për asnjë medium. Gjithë të mirat Patris Berisha (burri i përjetshëm i Tunës)”, tha Berisha për Express.