Tre muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, organizata rinore “Guxo” ka paditur në SPAK, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

162 qytetarë të qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore “Guxo”, padisin PS-në dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK.