Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është revoltuar për vjedhjen e të dhënave personale nga Partia Socialiste.
I ftuar në emisionin “Wake Up” një ditë më parë, ku foli për patronazhistët, aktori u shpreh se nuk do të votojë kurrë më për PS-në, pasi kjo e fundit ka cënuar privatësinë e tij.
“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension. Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë. Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori.





